Nëntë raste të reja me covid-19

 756,837 total views,  5,892 views today

Të qetë qëndruan për tetë ditë. Brenda kësaj periudhe kohore nuk pati asnjë të prekur me virusin korona në Gjilan. Por, ky trend pozitiv u prish të dielën.

Në komunën më të madhe të Anamoravës, pas analizave të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, rezultuan 9 raste pozitive. E burimi i infeksionit tashmë është identifikuar.

Nga Komuna e Gjilanit, njoftojnë se të gjitha raste burim infeksioni e kanë një klinikë privatë në Prishtinë.Ndërsa bëhet fjalë për familjen e ngushtë të infermieres dhe disa pjesëtar të repartit të pediatrisë në Spitalin e Gjilanit.

Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli thotë se kjo është hera e katërt  që Gjilani ballafaqohet me raste të bartura nga qytetet e tjera.

Ndërsa ka treguar se deri më tani, gjithsej në këtë komunë janë shënuar 61 raste me virusin korona.

Ndërkohë, rikthimi i këtij virusi në Gjilan duket se ka ndikuar në rënien e qarkullimit të qytetarëve.

Banorët e kësaj komune  thonë se ende duhet të vazhdojë kujdesi, në luftimin e kësaj pandemie.

Përveç 5 familjeve që po qëndrojnë në izolim nga rastet e fundit pozitive, është edhe një familje tjetër në karantinë, nga rastet e kaluara.

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •