ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Isha me familje, më rrethuan 15 veta të armatosur përnjëherësh”, producenti Bini Diez pranon se u kërcënua nga Don Xhoni dhe vëllai i tij 4 hours ago
E rëndë në Itali, 36-vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në punë 4 hours ago
Ushtria gjermane kryen stërvitje për luftë urbane në Berlin 4 hours ago
Clark vazhdon dëshminë në Hagë: UÇK-ja nuk ka kryer spastrim etnik 4 hours ago
Bitcoin ‘fshin fitimet e vitit 2025’, bie nën 90,000 dollarë, për herë të parë në shtatë muaj 4 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

Ministria e Bujqësisë: Programi IPARD nuk është ndërprerë, puna vazhdon

albnews by albnews
20 July, 2023
in Shqiperia
0
Ministria e Bujqësisë: Programi IPARD nuk është ndërprerë, puna vazhdon
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ministria e Bujqësisë ka reaguar, në lidhje me disa publikime në media, për ndërprerjen e programit IPARD 2, bazuar në informacionin fillestar të dhënë nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit [OLAF], pas një hetimi mbi akuzat për korrupsion në lidhje me zbatimin e programit IPARD II.

“Si masë parandaluese për mbrojtjen e interesave financiare të Bashkimit Evropian, Komisioni Evropian ka ndërprerë përkohësisht rimbursimet ndaj autoriteteve shqiptare për shpenzimet e kryera në kuadër të programit IPARD II. Komisioni Evropian nuk mund të komentojë mbi asnjë gjetje të mundshme të OLAF-it për zbatimin e programit IPARD II (2014-2020) në Shqipëri.”- thuhet në njoftimin për shtyp të të Komisionit Evropian.

RelatedPosts

Reshjet në Lezhë, përmbytje në disa lagje, probleme dhe me energjinë elektrike

Nisin shirat, dita e sotme me shtrëngata dhe stuhi, Alpet me borë

Drejtor i ri në krye të burgut të Durrësit

Por ministria e Bujqësisë deklaron se programi i mbështetjes nuk është ndërprerë dhe se “puna dhe programi vazhdon”.

“Autoritetet shqiptare janë vënë në dijeni të një pezullimi të faturës aktuale të rimbursimit nga DG AGRI për një pjesë të shpenzimeve te radhës. Ky është një proces krejtësisht administrativ që lejon riverifikimin e sistemeve të kontrollit nga strukturat e akredituara të cilat do të marrin masat e nevojshme me qëllim vijimin normal të rimbursimit nga BE. Këto janë procedura normale të Bashkimit Evropian në kushtet kur ka nevojë të verifikohen shpenzime të dyshuara për aktivitet jo konform rregullave të përcaktuara.”- thuhet në njoftimin p-ër shtyp të ministrisë së Bujqësisë.

Sipas saj, të gjithë strukturat shqiptare janë në bashkëpunim dhe në koordinim të vazhdueshëm me zyrën e OLAF dhe DG AGRI, duke ofruar transparencë të plotë, sikurse kanë vepruar nga dita e parë e akreditimit, të të gjithë proceseve kontrolluese, hetuese dhe administrative të ndjekura deri më sot apo që mund të aktivizohen në të ardhmen.

Procesi i akreditimit të programit IPARD ka nisur prej më shumë se 10 vjetësh dhe zbatimi ka mundur të nis vetëm në fund të vitit 2018, pas akreditimit të strukturave operuese në përputhje me Marrëveshjen Kuadër, Sektoriale dhe Financiare të ratifikuara në Parlamentin shqiptar.

Sipas ministrisë së Bujqësisë, si çdo mekanizëm financiar, programi shqyrton, kontrollon dhe zbaton projekte në përputhje me rregulla të mirëpërcaktuara e të miratuara nga Bashkimi Evropian, të cilat kontrollohen dhe auditohen vazhdimisht nga struktura të brendshme e të jashtme.

“Nëse vërehen shkeljet, programi përcakton strukturat operuese që marrin masa dhe veprohet në përputhje me procedurat ligjore të parashikuara ashtu sikurse veprohet në çdo strukturë të ngjashme në vendet e Bashkimit Evropian. Kjo është një punë e përditshme ku të gjithë institucionet e akredituara punojnë bashkarisht, në respekt të rregullave të BE-së, për të përmirësuar hallka të ndryshme administrative të funksionimit në shërbim të suksesit të programit duke u përballur me sfidat e implementimit në sektorin bujqësor, ndaj është e rëndësishme që një program për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë rurale të mos bëhet objekt i konsumit politik.”- thuhet në njoftim.

Ministria e Bujqësisë nënvizon programi se IPARD është një gur themeli për zhvillimin e bujqësisë shqiptare, rezultatet e të cilit i ka ndjerë zhvillimi i sektorit që reflektohet sot në indikatorë të rëndësishëm performancë pozitive.

Sipas saj, ky rezultat ka ardhur si pasojë e punës së jashtëzakonshme të përbashkët me fermerë e agropërpunues, si edhe të punonjësve të strukturave në Shqipëri dhe në Bruksel.

“Vetëm në këtë mënyrë kemi garantuar rezultate të prekshme duke mundësuar 85 pika grumbullimi, mbi 40 fabrika përpunimi agro- ushqimore, mbi 130 investime në mekanikë bujqësore dhe shtim sipërfaqesh të mbjella, mbi 50 investime në subjekte agroturistike, mbi 30 investime në stalla e ferma blegtorale, mbi 40 investime në kantina dhe vreshta, mbi 85 investime në sera, investime në energji të rinovueshme etj., me impaktin direkt të krijimit të mbi 5000 vende të reja pune.”- është bilanci që në mënyrë të përmbledhur bënë ministria e Bujqësisë.

Sipas saj, programi vazhdon dhe të gjithë strukturat e akredituara ne zbatim te tij janë në partneritet të plotë me partnerët evropianë për të mundësuar mbarëvajtje të suksesshme në të mirë të vendit.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Isha me familje, më rrethuan 15 veta të armatosur përnjëherësh”, producenti Bini Diez pranon se u kërcënua nga Don Xhoni dhe vëllai i tij

“Isha me familje, më rrethuan 15 veta të armatosur përnjëherësh”, producenti Bini Diez pranon se u kërcënua nga Don Xhoni dhe vëllai i tij

18 November, 2025
E rëndë në Itali, 36-vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në punë

E rëndë në Itali, 36-vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në punë

18 November, 2025
Ushtria gjermane kryen stërvitje për luftë urbane në Berlin

Ushtria gjermane kryen stërvitje për luftë urbane në Berlin

18 November, 2025
Clark vazhdon dëshminë në Hagë: UÇK-ja nuk ka kryer spastrim etnik

Clark vazhdon dëshminë në Hagë: UÇK-ja nuk ka kryer spastrim etnik

18 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result