Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar pas aksioneve të fundit të policisë ndaj kultivimit të lëndëve narkotike.
Balla thekson se lufta kundër kultivimit të kanabisit duhet të intesifikohet.
“Përderisa përsëri e përsëri, tek tuk, kanabisi rinxjerr kokën sapo policia e kthen kokën nga ana tjetër, lufta kundër kultivimit të kanabisit duhet vazhdojë edhe më fort”, shkruan ministri Balla.
Duke u ndalur tek të dhënat e ditës, raportuar nga policia, Balla nënvizon se kur Policia godet, edhe rezultatet nuk mungojnë.
“Prandaj goditja duhet sistematike, çdo ditë. Përgëzime Drejtorisë së Policisë Tiranë për operacionin në Malësinë e Krujës, ku u zbuluan dhe u asgjësuan sot mbi 1200 bimë kanabis, bashkë me të zotin e tyre para drejtësisë”, shprehet kreu i Ministrisë së Brendshme.