Forcat ukrainase kanë nisur që të përdorin bombat thërrmuese me të cilat i furnizuan Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat amerikane të cilat raportojnë se municionet po përdoren kundër forcave ruse në juglindje të vendit.
Bombat po përdoren për të çmontuar pozicionet e fortifikuara ruse që kanë ngadalësuar ofensivën e verës në Kiev.
Municionet thërrmuese janë të ndaluara në më shumë se 100 vende. Ato kryesisht lëshojnë një numër të madh bombash më të vogla që mund të vrasin njerëz në një zonë të madhe.