Edhe pse kishin gjithçka në duart e tyre, Egnatia e Rrogozhinës është eliminuar nga Conference League pas një ndeshjeje dramatike në Elbasan Arena ndaj Ararat të Armenisë.
Koha e rregullt u mbyll në barazim 2-2 edhe pse rrogozhinasit kaluan dy herë në avantazh. Por golat nuk kishin përfunduar pasi në 30 minutat e shtesës u shënuan edhe 4 gola të tjerë. Te penalltitë, armenët u treguan më të saktë, duke kaluar në fazën e ardhshme të Conference League.
Ndërkohë, të njëjtin fat me Egnatian pati edhe Vllaznia, e cila edhe pse fitoi 1-0 ndaj Linfield në “Loro Boriçi”, u eliminua pasi takimi i parë ishte mbyllur 3-1 për skuadrën nga Irlanda e veriut.
Tashmë aventurën në Kupat e Europës nga ekipet shqiptare do ta vijojë vetëm Tirana dhe Partizani në Conference League.