Në të njëjtën ditë kur Gazment Bardhi njoftoi mbledhjen e Këshillit Kombëtar për të shqyrtuar dorëheqjen e Enkelejd Alibeajt si kryetar i komanduar dhe zëvendësimin e tij, njerëzit e Bashës në Kryesi zhvilluan një mbledhje dhe aktin e Sekretarit të Përgjithshëm si antistatutor.
11 anëtarë të këtij organi që janë rreshtuar pro Bashës, në përfundim të mbledhjes me anë të një deklarate i tërhoqën vëmendjen Bardhit.
Sipas tyre, aktet e tij do të shqyrtohen nga Komisioni i Etikës dhe nëse Sekretari i Përgjithshëm, mbledh Këshillin Kombëtar do të merren dhe masa displinore. Sipas 11 anëtarëve të Kryesisë, Bardhi ka shkelur statutin dhe po përçan partinë, me akte të njëanshme që nuk janë konform rregullave të brendshme.