Një vajzë e re është paraqitur komplet e zhveshur në Prokurorinë e Tiranës. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme dhe mësohet se e reja ka qëndruar e zhveshur para godinës së prokurorisë në shenjë proteste.
Ashtu siç mund të shikon edhe në pamjet e mëposhtme, e reja qëndron para derës së prokurorisë sikur të ishte e veshur.
Kjo sjellje e të resë, e cila dyshohet të jetë shtetase e huaj, ka lënë gojë hapur qytetarët e Tiranës.
Bëhet e ditur se vajza është kapur me 5 gramë lëndë narkotike kur ka hyrë në vendin tonë. Ajo është proceduar penalisht dhe ka hyrë në proces gjyqësor. Për shkak se gjyqi është zvarritur dhe pasaporta po i mbahet në prokurori, ajo ka vendosur të protestojë në këtë formë.