Luftëtarët e Wagner në Bjellorusi mund të paraqiten si emigrantë dhe të hyjnë në BE. Paralajmërimi u bë nga kryeministri polak Mateusz Morawiecki.
Wagner, nga ana tjetër, mund të lehtësojë migrimin e paligjshëm nga Bjellorusia, të cilën Polonia e përshkruan si “luftë hibride”.
“Rreth 100 trupa Ëagner kanë lëvizur pranë qytetit të Grodno, afër kufirit polak dhe lituanez”,- shtoi kryeministri.
Disa trupa Wagner janë zhvendosur në Bjellorusi, sipas një marrëveshjeje për t’i dhënë fund një rebelimi të shkurtër në Rusi në qershor. Varshava thotë se e sheh praninë e Ëagnerit në Bjellorusi si një kërcënim të mundshëm dhe po kërkon të forcojë krahun e saj lindor.
Udhëheqësi i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka mohuar më parë se ka provokuar një krizë emigrantësh në Evropë duke joshur emigrantët e mundshëm në kufijtë e saj me vendet e BE-së.
Por Morawiecki tha të shtunën se më shumë se 100 anëtarë të grupit Ëagner ishin zhvendosur në Bjellorusinë veri-perëndimore pranë hendekut Suwalki – kufiri 95 km i Polonisë me shtetin tjetër të BE-së, Lituaninë, që ndan Bjellorusinë dhe enklavën ruse të Kaliningradit. .
Ai pretendoi se mercenarët mund të paraqiten si roje kufitare bjelloruse për të ndihmuar migrantët të kalojnë në BE, apo edhe të pretendojnë se janë vetë emigrantë për të hyrë në bllok.
“Tani situata po bëhet edhe më e rrezikshme,”- tha ai në një konferencë shtypi gjatë një vizite në një fabrikë armësh në Gliwice, Polonia jugore.
“Ky është sigurisht një hap drejt një sulmi të mëtejshëm hibrid në territorin polak,”- shtoi ai.
Disa mijëra luftëtarë të Wagner janë zhvendosur në Bjellorusi që nga rebelimi jetëshkurtër i grupit kundër Kremlinit në qershor.
Atyre iu ofrua një zgjedhje për t’u bashkuar me ushtrinë e rregullt ruse ose për të shkuar në Bjellorusi, një aleat i ngushtë i Rusisë.
Të enjten, ministri i brendshëm i Polonisë tha se Polonia, Lituania dhe Letonia, mund të vendosin së bashku të mbyllin kufijtë e tyre me Bjellorusinë nëse do të kishte incidente që përfshijnë grupin Ëagner përgjatë kufijve të tyre.
Fundjavën e kaluar z. Lukashenko këmbënguli se do ti mbante mercenarët e Ëagner-it në Bjellorusinë qendrore.
“Ata po kërkojnë të shkojnë në perëndim, për të shkuar në një udhëtim në Varshavë”,- tha Lukashenko me shaka në një bisedë me presidentin rus, Vladimir Putin.
“Por sigurisht, unë po i mbaj në Bjellorusi qendrore, siç kemi rënë dakord”.
Morawiecki tha se kishte pasur 16,000 përpjekje për të kaluar kufirin midis Bjellorusisë dhe Polonisë deri më tani këtë vit. Sipas agjencisë kufitare të BE-së, Frontex, ka pasur 2,312 kalime të paligjshme kufitare në BE nga Bjellorusia midis janarit dhe qershorit.
Polonia dhe Lituania kanë ngritur gardhe përgjatë kufijve të tyre me Bjellorusinë në përpjekje për të reduktuar numrin e njerëzve që kalojnë ilegalisht.
Minsku është përballur me akuza se ka inkurajuar emigrantët nga Lindja e Mesme të udhëtojnë në vend me premtimin e rremë për një qasje të lehtë në BE. Roja Kufitare Polake thotë se ushtarët bjellorusë në kufi po i ndihmojnë migrantët të kalojnë ilegalisht, larg pikave të kontrollit zyrtar.
Komentet e zotit Morawiecki vijnë përpara zgjedhjeve parlamentare të kësaj vjeshte, ku qeveria polake kërkon të theksojë veprimet që po ndërmerr për të forcuar sigurinë kufitare. BBC