ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Presidentja Osmani në pritjen e Presidentit Trump, diskutime me liderë botërorë 6 hours ago
Brighton befasuan Chelsea-n me fitoren 3-1 në Stamford Bridge 7 hours ago
Crystal Palace befasoi Liverpoolin me fitore 2-1 7 hours ago
Atletico shokuese ndaj Realit, fiton 5-2 7 hours ago
Humbje e rëndë për United te Brentford 8 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Inceneratori i Tiranës fitoi zyrtarisht 24 milionë euro, norma e fitimit ishte 30-35% në vit

albnews by albnews
2 August, 2023
in Albania
0
Inceneratori i Tiranës fitoi zyrtarisht 24 milionë euro, norma e fitimit ishte 30-35% në vit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi pas hetimesh të gjata masën e sekuestros mbi “Integrated Energy B.V. S.P.V.”, kompania që zotëron koncesionin e inceneratorit të Tiranës, por ndërkohë koncensionari ka përfituar nga taksat e shqiptareve rreth 9,9 miliardë lekë rreth 95 milionë euro sipas të dhënave nga bilancet të dorëzuara nga Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Të dhënat nga pasqyrat financiare tregojnë se të ardhurat e Integrated Energy B.V. S.P.V.” ishin shumë më të larta se, të dhënat nga thesari i Ministrisë së financave, për shkak se përveç fondeve për investimin e inceneratorit kompania ka përfituar pagesa nga bashkitë e Durrësit, Kavajës, Tiranës për administrimin e mbetjeve.

RelatedPosts

Miqësia shqiptaro-amerikane – një lidhje e fortë dhe e pathyeshme, një aleancë historike dhe strategjike.

Ambasada e SHBA në Tiranë njoftim të rëndësishëm për aplikantët për vizë

Dhunoi bashkëshortin e gjyqtares që po gjykonte procesin ndaj tij, ekstradohet nga Gjermania 38-vjeçari

Të dhënat nga bilancet tregojnë se Integrated realizoi 9,9 miliardë lekë të ardhura gjatë periudhës 2017-2022, nga të cilat 24,7 miliardë leke (23,8 milionë euro ishin fitime). Të ardhurat u rritën nga 1.2 miliardë lekë në vitin e parë të aktivitetit në vitin 2018, në 1.7 miliardë lekë në 2019-n dhe 2.3 miliardë lekë në 2020-n, për të kulmuar në 2.6 miliardë lekë në 2021, kur inceneratorit iu shtuan dhe plehrat e Durrësit, sipas të dhënave zyrtare në bilance. Bilanci i vitit 2022 nuk është publikuar ende, por nga të dhënat paraprake nga tatimet, të ardhurat janë rreth 2 miliardë lekë.

Në linjë me rritjen e të ardhurave janë shtuar ndjeshëm dhe fitimet, duke kulmuar në periudhën 2020-2022, në rreth 700-800 milionë lekë në vit. Norma e fitimit për këtë periudhë u luhat midis 31-35%.

Kjo është vetëm norma zyrtare e fitimit. Edhe pa llogaritur mashtrimet e zbuluara nga hetimet, fitimet zyrtare të inceneratorit të Tiranës kalojnë logjikën e kontratave publike, ku përqindjet nuk duhet të dalin jashtë logjikës së tregut. Normat e përgjithshme e fitimit sipas INSTAT në vendin tonë luhatet 7-8%, teksa kontratat me qeverinë operojnë me fitime edhe më të ulëta për shkak të sigurisë në arkëtime. Me një qeverisje normale logjika kërkon që qeveria të ligje kontrata me norma fitimi nën mesataren e tregut.

Por fitimet e larta nuk janë tipar vetëm i koncesioneve të inceneratorëve. Kontratat PPP me qeverinë në shumicën e viteve raportojnë fitime dyshifrore. Kjo vjen për arsye te procesit korruptiv në hartimin e tyre. Psh në kontratat e koncesionit në sektorin e shëndetësisë, kompanitë private paguhen për shërbime që nuk i kryejnë.

SPAK dje evidentoi se kosto të investimit të parashikuar në kontratën koncesionare në vlerën 128,248,330 Euro (njëqind e njëzet e tetë milion e dyqind e dyzetë e tetë mijë, e treqind e tridhjetë) pa TVSH, ka rezultuar se shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët “de facto” të shoqërisë “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k, e cila ka fituar kontratën koncesionare “Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i vendepozitimeve ekzistuese, Tiranë”, si dhe janë pronarët “de facto” të shoqërisë mëmë të saj, të themeluar në Hollandë, “Integrated Energy B.V”, ndryshuar më pas me emrin “Geogenix B.V” dhe të njëjtët aksionerë që kanë administruar inceneratoirët e Elbasanit dhe Fierit, tashmë të sekuestro.

Projektet e inceneratorëve do të mbahen mend për numrin e lartë të zyrtarëve publikë që shkuan para drejtësisë, por në të njëjtën kohë edhe si një precedent që, pavarësisht veprave penale që shkaktuan, u financuan nga buxheti i shtetit me taksat e shqiptarëve, në injorim të plotë të moralit qeverisës dhe ligjeve të shtetit.

Sakaq pagesat progresive që u dhanë nga thesari i shtetit për të tre inceneratorët, Elbasanit, Fierit dhe Tiranës, kapin vlerën totale 11 miliardë lekë (103 mln euro) deri në fund të qershorit 2023, sipas të dhënave zyrtare nga Thesari i Ministrisë së Financave që raportohen nga “Open Data Albania”. Më herët, burimet e rezervuara nga Ministria e Financave i pohuan “Monitor” se pagesat buxhetore për inceneratorët mund të bllokoheshin, por më parë duhet të nisë një hetim administrativ nga ministria e linjës që mbikëqyr kontratat, që në këtë rast është Ministria e infrastrukturës dhe Energjisë.

Deri më tani qeveria nuk ka marrë hetime administrative ndaj kompanive, madje ministritë e linjës hezitojnë të raportojnë edhe të dhënat periodike mbi kontratat dhe stacionet e punimeve siç i detyron ligji.

Një praktikë e ngjashme po ndodh edhe me koncesionet në sektorin shëndetësor, ku ka mungesa të theksuara në raportimin dhe monitorimin e treguesve, teksa fondet ndaj tyre po rriten vit pas viti edhe më shumë se parashikimet në kontrata.

Personat, që zotërojnë kontratat e inceneratorëve janë shpallur në kërkim nga organet hetimore dhe kontratat e nënshkruara janë thyer tashmë pasi nuk i kanë zbatuar afatet për ndërtimin e impianteve. Kompanitë që po paguhen sistematikisht me taksat e shqiptarëve ka ngritur skema pastrimi krejtësisht të pasofistikuara kanë zbuluar hetimet e SPAK.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar më herët ketë vit se, projekti i inceneratorit të Tiranës ka rezultuar që në fillim i papërballueshëm për buxhetin e shtetit, ndërsa Bashkisë së Tiranës nga viti 2018 i janë dyfishuar kostot e pastrimit të qytetit, pikërisht për shkak të pagesave që ajo duhet t’u bënte inceneratorëve.

Bashkia e Tiranës ka paguar në periudhën 2018-2020 rreth 3.2 miliardë lekë (26.5 milionë euro) shtesë, krahas kostos së pastrimit prej 3.9 miliardë lekësh.

Prej vitit 2018 deri aktualisht, thekson KLSH, Bashkia e Tiranës dhe Ministria e industrisë dhe Energjisë (MIE) janë duke paguar tarifën prej 29 euro/ton mbetje urbane për incenerimin e mbetjeve për një shërbim ende të pakryer, duke qenë se inceneratori ende nuk është përfunduar si objekt industrial për djegien e mbetjeve urbane./ Monitor

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Presidentja Osmani në pritjen e Presidentit Trump, diskutime me liderë botërorë

Presidentja Osmani në pritjen e Presidentit Trump, diskutime me liderë botërorë

27 September, 2025
Brighton befasuan Chelsea-n me fitoren 3-1 në Stamford Bridge

Brighton befasuan Chelsea-n me fitoren 3-1 në Stamford Bridge

27 September, 2025
Crystal Palace befasoi Liverpoolin me fitore 2-1

Crystal Palace befasoi Liverpoolin me fitore 2-1

27 September, 2025
Atletico shokuese ndaj Realit, fiton 5-2

Atletico shokuese ndaj Realit, fiton 5-2

27 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result