Mijëra gra në Afrikë do të vdesin gjatë shtatzënisë dhe lindjes së fëmijëve si rezultat i shkurtimeve të buxhetit të ndihmës nga Mbretëria e Bashkuar, raporton BBC.
Sipas një vlerësimi të brendshëm nga nëpunësit civilë, pothuajse 200 mijë gra në vendet me të ardhura të ulëta, do të përballen me abort. Raporti i tyre zbulon ndikimin e shkurtimeve këtë vit në buxhetin e ndihmës të Mbretërisë së Bashkuar jashtë shtetit.
Zyra e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar thotë se buxheti i saj për vendet me të ardhura të ulëta është shkurtuar në afat të shkurtër për të arritur objektivin e kursimeve, por më pas do të dyfishohet. Në raport thuhet se një shkurtim prej 76% i ndihmës për Afganistanin do të lërë disa nga gratë dhe vajzat pa shërbimet kryesore. Referuar raportit, si pasojë e shkurtimit të ndihmës, gjysmë milioni gra dhe fëmijë në Jemen nuk do të marrin kujdes shëndetësor.