Banka e Anglisë ka vendosur që të rrisë normat e interesit të enjten për herën e 14 rresht duke lënë mundësinë e hapur që ta rrisë gjatë vitit përsëri si përpjekje për ta luftuar inflacionin e lartë
Ekonomistët kanë thënë se presin që Banka Qendrore e Britanisë së Madhe ti rrisë normat në shifrën rreth 5.25%.
Në Britani ka pasur frikë kryesisht nga pronarët e pronave të paluajtshme dhe bizneseve nga rritja e normave të interesit mirëpo shifrat tregojnë se inflacioni ka pasur një rënie të lehtë në 7.9%, raporton The Associated Press.
Ekonomisti i Berenberg Bank Kallum Pickering ka thënë se inflacioni është 4 herë më i lartë se objektivi 2% prandaj Banka e Anglisë ka pak mundësi veprimi përpos rritjes së normës së interesit dhe lënies hapur të mundësisë që ato të rriten përsëri.