Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 14 anëtarët e Forcave të Armatosura Britanike, që humbën jetën gjatë shërbimit me forcat e NATO-s në Kosovë.
Ai ka thënë se liria e popullit të Kosovës është ndërtuar në themelet e sakrificës dhe flijimit, njofton Klan Kosova. “Në këtë rrugëtim, miqtë dhe aleatët tanë ishin përkrah nesh. Kosova përherë do të nderojë sakrificën deri në flijim, për liri e demokraci”.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook.
“Sot, me respektin e përjetshëm, përkujtojmë 14-të anëtarët e Forcave të Armatosura Britanike, që humbën jetën gjatë shërbimit me forcat e NATO-s në Kosovë”.
“Liria e popullit tonë, është ndërtuar në themelet e sakrificës dhe flijimit. Në këtë rrugëtim, miqtë dhe aleatët tanë ishin përkrah nesh”.
“Kosova përherë do të nderoj sakrificën deri në flijim, për liri e demokraci!