ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Marrëveshja për Industrinë e Mbrojtjes, Shqipëria dhe Italia do ndërtojnë mjete lundruese civile e ushtarake në Pashaliman 6 hours ago
Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera 14 hours ago
Ndahen çmimet e Panairit të 28-të të Librit, Artan Fuga fiton ‘Autori më i mirë i vitit’ 14 hours ago
Rama uron dy Kombëtaret me shqiponjën dy krenare 15 hours ago
Fitch rrit vlerësimin e Greqisë për shkak të një pozicioni të fortë fiskal 17 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

Vodhi mjetin në Durrës dhe u arratis drejt Lezhës, por e braktisi sapo u pikas nga policia, arrestohet 30-vjeçari. Zbulohet se…

albnews by albnews
12 August, 2023
in Shqiperia
0
Vodhi mjetin në Durrës dhe u arratis drejt Lezhës, por e braktisi sapo u pikas nga policia, arrestohet 30-vjeçari. Zbulohet se…
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

DURRËS

Finalizohet operacioni policor i koduar “Sinjali”, për kapjen dhe vënien në pranga të 2 autorëve të disa vjedhjeve.

Vodhi një automjet dhe lëvizi me të drejt Lezhës ku sapo konstatoi patrullat e Policisë së qarkut (që ishin sinjalizuar për kapjen e tij), e braktisi automjetin dhe u largua, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari.

RelatedPosts

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Pensionisti pyet Ramën për Berishën, Kryeministri: Emër që s’e përmend prej vitesh! Një e keqe e madhe që nuk iu nda këtij vendi

Pagë 36 mijë euro, pasuri miliona euro/ PD: Pikëpyetjet që lindin nga deklarimi i familjes Rama, si u shlyen 229 mijë euro kredi brenda pak muajsh

I arrestuari, autor i disa vjedhjeve të tjera, në biznese të ndryshme.

Si rezultat i punës së mirëfilltë hetimore dhe operacionale të kryer nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Policinë e Lezhës, për zbardhjen e vjedhjes së një automjeti që u gjet në Lezhë, më datë 11.08.2023, është finalizuar operacioni policor i koduar “Sinjali”, në kuadër të të cilit është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasi L. F., 30 vjeç, banues në Durrës.

30-vjeçari, më datë 08.08.2023, ka vjedhur automjetin e shtetasit M. B., dhe është larguar me të, në drejtim të Lezhës. Menjëherë pas marrjes së denoncimit për këtë vjedhje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë organizuar punën dhe kanë siguruar informacion mbi lëvizjet e automjetit të vjedhur. Pas koordinimit me Policinë e Lezhës, automjeti i vjedhur u gjet në fshatin Gjormë, ndërsa shtetasi L. F., i kapur në Durrës, në kuadër të operacionit “Sinjali”, mundi t’iu largohej shërbimeve të Policisë së Lezhës, duke përfituar nga kushtet e errësirës.

Nga veprimet hetimore rezultoi gjithashtu se ky shtetas, më datë 08.08.2023, ka vjedhur në një lokal, më datë 25.06.2023, ka vjedhur në një farmaci dhe më datë 06.08.2023, ka tentuar të vjedhë në një biznes.

Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Gjithashtu, në vijim të operacionit policor të koduar “Sinjali”, si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale të shërbimeve të Policisë, pas kallëzimit të shtetasit E. T., se ditën e djeshme, i kishin vjedhur automjetin, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga menjëherë pas kryerjes së vjedhjes, shtetasi F. L., 26 vjeç, banues në Durrës, si dhe u sekuestrua automjeti i vjedhur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Marrëveshja për Industrinë e Mbrojtjes, Shqipëria dhe Italia do ndërtojnë mjete lundruese civile e ushtarake në Pashaliman

Marrëveshja për Industrinë e Mbrojtjes, Shqipëria dhe Italia do ndërtojnë mjete lundruese civile e ushtarake në Pashaliman

16 November, 2025
Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

16 November, 2025
Ndahen çmimet e Panairit të 28-të të Librit, Artan Fuga fiton ‘Autori më i mirë i vitit’

Ndahen çmimet e Panairit të 28-të të Librit, Artan Fuga fiton ‘Autori më i mirë i vitit’

16 November, 2025
Rama uron dy Kombëtaret me shqiponjën dy krenare

Rama uron dy Kombëtaret me shqiponjën dy krenare

16 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result