“Nëse nuk paguhen nga Rusia…”, Britania: Wagner mund të financohet nga Bjellorusia

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bjellorusia mund të financojë grupin e mercenarëve Wagner, sipas Ministrisë britanike të Mbrojtjes.

Në përditësimin e fundit të inteligjencës, Ministria e Mbrojtjes thotë se që nga rebelimi i shkurtër i Wagnerit në qershor, “shteti rus ka vepruar kundër disa interesave të tjera të biznesit të kreut të Wagner, Yevgeny Prigozhin”.

“Ekziston një mundësi realiste që Kremlini të mos e financojë më grupin. Nëse shteti rus nuk e paguan më Wagnerin, paguesit e dytë më të besueshëm janë autoritetet bjelloruse. Një situatë e tillë do të ishte një rrjedhje e konsiderueshme dhe potencialisht e padëshiruar e burimeve modeste bjelloruse”, thuhet më tej në përditësim.

Kujtojmë se që prej kryengritjes së dështuar të Wagner ndaj Rusisë, mercenarët dhe kreu i grupit privat, Yevgeny Prigozhin, janë strehuar në Bjellorusi. Sakaq ka informacione se janë duke zhvilluar stërvitje ushtarake.

Share This Article