Një anije luftarake ruse ka lëshuar të shtëna paralajmëruese ndaj një anije mallrash në jugperëndim të Detit të Zi. Kjo është hera e parë që Rusia qëllon mbi anijet tregtare përtej Ukrainës që nga dalja nga marrëveshja e grurit, e ndërmjetësuar nga OKB muajin e kaluar.
Rusia tha në një deklaratë se anija e saj patrulluese Vasily Bykov kishte qëlluar me armë automatike ndaj anijen Sukru Okan me flamur Palau, pasi kapiteni i anijes nuk iu përgjigj një kërkese për të ndaluar për një inspektim.
Rusia tha se anija po shkonte drejt portit ukrainas të Izmail. Të dhënat e treguan se anija ishte pranë brigjeve të Bullgarisë dhe po shkonte drejt portit rumun të Sulinës.
“Për të ndaluar me forcë anijen, u hap zjarr paralajmërues nga armët automatike. Ushtria ruse hipi në anije me ndihmën e një helikopteri Ka-29. Pasi grupi i inspektimit përfundoi punën e tij në bord, Sukru Okan vazhdoi rrugën e tij drejt portit të Izmail”, tha ministria ruse e mbrojtjes.
Një zyrtar i ministrisë turke tha se Ankaraja po e shqyrtonte incidentin./ Reuters