Monedha ruse arrin vlerën e saj më të ulët, 100 rubla vlejnë sa 1 dollarë. Banka Qendrore thërret mbledhje urgjente

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Situata ekonomike në Rusi nuk duket pozitive, pasi monedha vendase ka vazhduar të bjerë, duke arritur vlerën e saj më të ulët për 16 muaj, ku 100 rubla tani vlejnë rreth një dollar amerikan.

Qeveria ruse po shpenzon më shumë sesa fiton, duke përkeqësuar sfondin ekonomik të vendit, ndikuar edhe nga sanksionet e vendosura nga vendet perëndimore.

Banka Qendrore e Rusisë ka njoftuar se do të mblidhet nesër (15 gusht) për të diskutuar normat e interesit.

Nga ana tjetër, në vijën e parë të frontit, trupat ukrainase kanë marrë 3 km katrorë pranë qytetit lindor të Bakhmutit, ka deklaruar zëvendësministri i mbrojtjes.

Ndërkohë, dy persona u vranë gjatë natës kur një qytet në rajonin Zaporizhzhia u godit me raketa, teksa edhe qyteti port i Odesa u sulmua gjithashtu./ BBC

Share This Article