Polonia, vendi me më shumë forca tokësore midis anëtarëve evropianë të NATO-s, po dërgon të paktën 10,000 ushtarë të saj në kufirin me Bjellorusinë.
Gjithashtu bëhet me dije se do të dërgohen edhe avionë luftarakë. Këto masa janë ndërmarrë si pasojë rritjes së shqetësimit midis aleatëve të SHBA-së për praninë e mercenarëve rusë, në vendin aleat të Kremlinit. Pasi diktatori bjellorus dhe aleati i Putinit, Aleksandër Lukashenko njoftoi se stërvitjet ushtarake të ushtrisë bjelloruse dhe grupit rus Wagner pranë kufijve të vendit me Poloninë dhe Lituaninë këtë javë do të shtohen, Varshava vendosi t’i përgjigjet.
Ambasadori polak në SHBA, Marek Magierowski në një intervistë për NBC News tha se është me rëndësi që vendi i tij jo vetëm të mbrohet, por edhe të mbrojë krahun lindor të NATO-s.
Më tej thekson se rajoni duhet të përgatitet për “provokime të mëtejshme” nga Moska dhe Minsku sidomos në muajt e ardhshëm.
Kujtojmë se javën e kaluar, Varshava akuzoi Bjellorusinë për shkelje të hapësirës së tyre ajrore me helikopterët e saj ushtarakë.