Gjykata e Durrësit ka lënë në burg Siar Kontin, autorin e djegies së automjetit tip “Ferrarri” në pronësi të babait të këngëtarit Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit “Noizy”.
Mësohet se gjykata vendosi ndaj 17-vjeçarit nga Vlora, masën e sigurisë personale “Detyrim paraqitje”, pasi dyshohet se e ndihmoi Kontin duke hedhur benzinë në pjesën e parme të automjetit luksoz.