• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Thursday, May 15, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home UK
Eksperti britanik, Timothy Ash: Zhvlerësimi i rublës ruse pasojë e luftës në Ukrainë dhe e sanksioneve

Eksperti britanik, Timothy Ash: Zhvlerësimi i rublës ruse pasojë e luftës në Ukrainë dhe e sanksioneve

by albnews
16 August, 2023
in UK
0
1
VIEWS

Vlera e rublës ruse ka rënë në nivelin më të ulët që nga javët e para të luftës në Ukrainë, ndërsa Moska vazhdon të rrisë shpenzimet ushtarake dhe po vuan nga pasojat ekonomike të sanksioneve perëndimore.

Për të mbrojtur monedhën e vendit, banka qendrore e Rusisë të martën rriti normat e interesit me 3.5 për qind, një vendim që e çoi në 12 për qind normën e interesit në Rusi.

Eksperti britanik Timothy Ash thotë për Zërin e Amerikës se zhvlerësimi i rublës dhe sfidat e tjera të ekonomisë ruse janë pasojë e luftës në Ukrainë dhe sanksioneve perëndimore, të cilat më në fund po japin rezultate.

Banka Qendrore e Rusisë mori vendim për të rritur me 3.5 për qind normën e interesit, një lëvizje që synon të luftojë inflacionin dhe të forcojë rublën pasi të hënën ajo ra në nivelin më të ulët që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Vlera e monedhës ruse ka rënë afërsisht 30 për qind që nga fillimi i vitit. Të hënën një dollar amerikan shkëmbehej me mbi 101 rubla ruse.

Pas vendimit për rritjen e normave të interesit, rubla shënoi një përmirësim të lehtë kundrejt dollarit në kursin e këmbimit të valutave.Ekonomisti Timothy Ash thotë se lufta në Ukrainë dhe sanksionet perëndimore kanë filluar të ndikojnë në ekonominë ruse, duke përfshirë valutën e saj, rublën.

“Çmimi tavan prej 60 dollarësh për fuçi, i vendosur nga vendet perëndimore për naftën ruse më në fund po fillon të sjellë pasoja. Rusia ka humbur rreth 50 miliardë dollarë në vit nga eksportet e gazit natyror në Evropë. Në sektorin e eksportit ka patur një rënie shumë të madhe, ndërsa për importet Rusia tani po paguan më shumë për shkak të sanksioneve”,tha ai për Zërin e Amerikës.

Këshilltari ekonomik i presidentit Vladimir Putin, Maksim Oreshkin, tha të hënën për agjencinë shtetërore të lajmeve Tass se dobësimi i rublës ishte pasojë e “politikave jo të mira monetare”, duke shtuar se banka qendrore i ka “të gjitha mjetet e nevojshme” për të stabilizuar situatën dhe se ai pret normalizim të shpejt të monedhës.

Por ekonomisti britanik Timothy Ash thekson se nuk ka një zgjidhje të lehtë për çështjet e zhvlerësimit të rublës dhe inflacionit.

“Rritja e normave të interesit nënkupton rritje më të vogël ekonomike. Kjo është një zgjedhje mes rritjes ekonomike dhe rritjes së inflacionit. Nuk ka zgjidhje të lehta për zyrtarët rusë të politikave ekonomike.

Ata janë në një situatë të vështirë. Gjendja do të përkeqësohet me vazhdimin e luftës. Ata do të duhet të zgjedhin mes shpenzimeve për ushtrinë dhe atyre për shërbimet sociale. Nëse shpenzohet me shumë për ushtrinë, atëherë më pak mbetet për shërbimet sociale. Në fund, konsumatorët rusë do të vuajnë nga kjo”,thotë ai.

Qytetarët rusë tashmë janë të shqetësuar nga paqëndrueshmëria ekonomike dhe luhatjet drastike të rublës.

“Paqëndrueshmëria e monedhës kombëtare do të ketë një ndikim negativ në jetën e njerëzve. Ka shumë të ngjarë që kjo të prekë qytetarët e zakonshëm, sepse zhvlerësimi i saj do të pasohet nga një rritje e çmimeve të pothuajse të gjitha gjërave. Do të presim dhe do të shohim se çka do të ndodhë”, thotë veterinerja Dina Solovyova.

“Çmimet do të rriten, që do të thotë se standardi i jetesës do të shënojë rënie. Standardi i jetesës tashmë ka rënë, por kjo rënie do të vazhdojë. Ka gjithnjë e më shumë njerëz të varfër, kjo është e sigurt”, thotë Vladimir Bessosedniy, i cili ka punuar si mësues para daljes në pension.

Banka qendrore thotë se kërkesat kanë tejkaluar aftësinë e vendit për të zgjeruar prodhimin ekonomik, duke rritur inflacionin dhe duke ndikuar “dinamikën e kursit të këmbimit të rublës nga rritja e kërkesave të importit”.

Duke rritur kostot e huamarrjes, banka qendrore ruse po përpiqet të luftojë rritjen e çmimeve sepse Rusia importon më shumë dhe eksporton më pak, veçanërisht naftë dhe gaz natyror, ndërsa shpenzimet e mbrojtjes vazhdojnë të rriten dhe sanksionet po dëmtojnë ekonominë e vendit. Zakonisht niveli më i madh i importit të mallrave krahasuar me eksportet e tyre ndikon negativisht në valutën e një vendi.

“Asnjë vend nuk dëshiron të ketë monedhë të dobët. Valuta e dobët tregon dobësi. Kjo tregon se ekonomia nuk është në gjendje të mirë, se ka probleme. Zhvlerësimi i monedhës së një vendi frenon rritjen ekonomike dhe shkakton rritjen e inflacionit”, thotë ekonomisti Timothy Ash.

Sipas Bankës Qendrore të Rusisë, inflacioni arriti në 7.6 për qind gjatë tre muajve të fundit.

Në shkurt të vitit 2022, menjëherë pas sanksioneve të vendeve perëndimore ndaj Rusisë për shkak të sulmit ndaj Ukrainës, rubla ra ndjeshëm, deri në nivelin 130 me 1 kundrejt dollarit, por banka qendrore ruse rriti normën bazë të interesit deri në 20 për qind në ditët pasuese dhe vendosi kontrolle mbi kapitalin që stabilizuan vlerën e rublës.

Previous Post

Këto janë aeroportet ku ka më pak radhë

Next Post

Zgjedhjet në Kukës, KQZ përcakton datat për regjistrimin e partive dhe kandidatëve që do të marrin pjesë

albnews

albnews

Related Posts

The Telegraph: Starmer është një pengesë e përkohshme për shqiptarët që vijnë në Britani!
Albania

The Telegraph: Starmer është një pengesë e përkohshme për shqiptarët që vijnë në Britani!

15 May, 2025
“Epokë e re për Evropën”, Starmer komenton marrëveshjen e mbrojtjes me Shqipërinë
Albania

“Epokë e re për Evropën”, Starmer komenton marrëveshjen e mbrojtjes me Shqipërinë

15 May, 2025
Fundosja e jahtit luksoz në brigjet e Siçilisë, publikohet raporti i autoriteteve britanike: “Bayesian” s’mund të përballonte erërat ekstreme
UK

Fundosja e jahtit luksoz në brigjet e Siçilisë, publikohet raporti i autoriteteve britanike: “Bayesian” s’mund të përballonte erërat ekstreme

15 May, 2025
Next Post
Zgjedhjet në Kukës, KQZ përcakton datat për regjistrimin e partive dhe kandidatëve që do të marrin pjesë

Zgjedhjet në Kukës, KQZ përcakton datat për regjistrimin e partive dhe kandidatëve që do të marrin pjesë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
The Telegraph: Starmer është një pengesë e përkohshme për shqiptarët që vijnë në Britani!

The Telegraph: Starmer është një pengesë e përkohshme për shqiptarët që vijnë në Britani!

15 May, 2025
Ursula von der Leyen mbërrin në Tiranë, Presidentja e KE publikon foto nga kryeqyteti, por fsheh kullën pas Sahatit

Ursula von der Leyen mbërrin në Tiranë, Presidentja e KE publikon foto nga kryeqyteti, por fsheh kullën pas Sahatit

15 May, 2025
Nga Majko, Meta, Xhaçka e Gjylameti, kush mbetet jashtë kuvendit nga brezi i vjetër

Nga Majko, Meta, Xhaçka e Gjylameti, kush mbetet jashtë kuvendit nga brezi i vjetër

15 May, 2025
Everton apo Chelsea? Në Angli zbulojnë të ardhmen e Armando Brojës

Everton apo Chelsea? Në Angli zbulojnë të ardhmen e Armando Brojës

15 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4707 shares
    Share 1883 Tweet 1177
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2397 shares
    Share 959 Tweet 599
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM