Partia socialiste e kryeministrit të përkohshëm të Spanjës Pedro Sanchez ka siguruar kontrollin e Parlamentit pas zgjedhjes së kandidates socialiste Frantina Armegol si kryetare me mbështetjen e minutës së fundit nga dy parti separatiste katalanase.
Në votimin vendimtar, 57-vjeçarja Armegol siguroi 178 vota, pra dy vota më shumë se shumica absolute në parlamentin prej 350 anëtarësh.
Më herët u bë e ditur se Partia Socialiste e Sanchez-it siguroi mbështetjen e partisë separatiste katalane JxCat për kandidatin socialist për president të parlamentit spanjoll.
Rezultati është një tregues i qartë i mundësive që kryeministri në largim Sanchez, lider i Partisë Socialiste, të formojë një qeveri duke siguruar mbështetjen parlamentare të partive më të vogla.