Organizmi që qeveris futbollin evropian, UEFA, ka shpallur të enjten pasdreke edhe listat përfundimtare të 3 kandidatëve për më të mirët e vitit, si për futbollistët, ashtu edhe për trajnerët.
Mançester Siti, skuadra që fitoi 3 trofetë e sezonit të shkuar dhe i shtoi të mërkurën atyre edhe Superkupën e Evropës, është ajo që mbizotëron me kandidatura. 3 nga 6 kandidaturat e propozuara janë të saj.
Për Çmimin e “Lojtarit Evropian të vitit” për sezonin 2022-2023, i pari është Lionel Mesi, i cili e udhëhoqi dimrin e shkuar përfaqësuesen e vendit të tij, Argjentinën, drejt titullit të kampiones së botës në Katar.
Dy kandidatët e tjerë janë dy futbollistët e Mançester Sitit, mesfushori Kevin De Brujne dhe sulmuesi Erling Ha’aland.
Për Çmimin e “Trajnerit Evropian të vitit” për sezonin 2022-2023 janë dy trajnerët e finales së Ligës së Kampioneve, ai i Mançester Sitit, Pep Guardiola, dhe ai i Interit, Simone Inzagi. I treti është Luçiano Spaleti, trajneri që e udhëhoqi Napolin e tij drejt titullit të 3-të të kampiones së Italisë në një sezon të jashtëzakonshëm.
Kjo listë lojtarësh dhe trainerësh është përpiluar nga grupi i studimit teknik të UEFA-s. Vlerësimi u bazua në paraqitjen e tyre apo skuadrave të tyre, si në nivel klubi, ashtu edhe në nivel të ekipeve përfaqësuese.
Fituesit do të shpallen më 31 gusht 2023, gjatë ceremonisë së hedhjes së shortit të fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve, që do mbahet në
“Grimaldi Forum” të Montekarlos.