Konspiracionistët besojnë se kanë gjetur “një strehë naziste” në Google Maps. Bëhet fjalë për strehën e supozuar të Adolf Hitlerit në Antarktidë. Një “zbulim” i ri u bë nga teoricienët e ndryshëm të konspiracionit në internet. Një “derë e fshehtë naziste” e zbuluar në Google Maps. Përdoruesit kërkuan Antarktidën dhe më në fund gjetën vendin ku Adolf Hitleri supozohet se ndërtoi për të qëndruar pas luftës.
“Dera” e supozuar u zbulua nga një përdorues i Facebook-ut, i cili që atëherë ka ndarë një fotografi të “bunkerit të fshehur” të Hitlerit.
Teoricienët e konspiracionit ishin të shpejtë për të shpjeguar gjetjen, me sheshin me hije që dukej si një hyrje, e fshehur në shtresat e akullit të Antarktidës.
Disa komplote për mbijetesën e Hitlerit pas Luftës së Dytë Botërore, thonë se ai u arratis në Argjentinë ose Antarktidë.
“Zbulimi” i fundit i një dere të fshehur ka bërë që disa të besojnë se është një bazë sekrete gjermane, e cila mund të ishte ndërtuar në vitin 1938 gjatë një ekspedite.
Teoritë e njohura të konspiracionit në internet tani pretendojnë se dera të çon në një bazë nëntokësore, ku fshihej elita naziste.
Teoritë ishin të përhapura në Facebook, ndërsa përdoruesit u përpoqën të gjenin se cila mund të ishte pika e çuditshme, me një përdorues që pretendonte se ishte një “derë” që “çon në atë që gjetën në Mars”.