Autoritetet havajane ende nuk kanë dijeni për rreth 1 100 persona, të cilët rezultojnë të humbur pas zjarreve katastrofike që shkrumbuan ishullin e Mauit.
Pas dy javësh, fatkeqësia i ka kushtuar jetën 115 banorëve.
Bilanci mbetet provizor dhe Byroja Federale e Hetimit (FBI) ka hapur një linjë të posaçme telefonike për të kontaktuar me të afërmit që mund të kenë informacion mbi të personat ende të zhdukur.
Më të rrezikuar janë banorët e qytetit turistik Lahaina, ku organizata të ndryshme, përfshirë edhe policia, Kryqi i Kuq dhe strehimoret, po u vijnë në ndihmë rreth 12 mijë qytetarëve.
FBI-ja deklaroi të martën se numri i të zhdukurve ka të ngjarë të rritet.
Agjentët po ashtu kanë mbledhur mostra të ADN-së nga familjarët e të zhdukurve, që nuk janë në gjendje të udhëtojnë drejt Mauit nga vendi ku ndodhen nëpër botë.
Për shkak të djegieve të rënda, deri më tani janë identifikuar vetëm 27 nga 115 viktimat. /AFP