“Rebelimi i “Wagnerit” mund të ketë qenë një ngjarje e orkestruar”

albnews
By
1 Min Read

Analist i çështjeve globale, Michael Bociurkië, ka thënë se rebelimi i shkurtër i “Wagnerit” i udhëhequr nga Yevgeny Prigozhin mund të ketë qenë një, siç u shpreh ai, ngjarje e orkestruar.

Ai tha se kjo ka mundur të bëhet për të testuar besnikërinë e njerëzve në ushtri, por edhe të zyrtarëve të tjerë.

“Ne nuk mund të hedhim poshtë mundësinë se kjo mund të jetë një një ngjarje e orkestruar nga Kremlini , ndoshta për të testuar besnikërinë e njerëzve në ushtri, të zyrtarëve të tjerë”, tha ai.

Ai gjithashtu tha se “Wagneri” ka një fuqi shumë të madhe, shkruan Sky News.

“Prigozhin komandon një forcë që është më e madhe se ushtritë e disa vendeve të Evropës”, u shpreh ai.

Share This Article