Të gjithë i njohim përparimet astronomike të NASA-s, por mund të habiteni kur të zbuloni se disa nga shpikjet e tyre i përdorim përditë.
Që kur u themelua në vitin 1958, NASA ka shpikur të gjitha llojet e teknologjisë për të zgjidhur problemet e veçanta të eksplorimit të hapësirës.
Fshesa me vakum – Në vitet ’70, NASA-s i nevojitej një pajisje për të mbledhur pluhurin nga sipërfaqja e Hënës. Ata kishin nevojë për një dizajn që ishte i vogël, i lehtë dhe me burimin e vet të energjisë. NASA punësoi Black & Decker për të krijuar mjetin, i cili u bë një sukses.
Termometri i veshit – Të përdorura nga prindërit e fëmijëve këta termometra përdorin teknologjinë e anatomisë infra të kuqe, e cila u shpik nga NASA dhe Diatek.
Pëlhura e veshjeve atletike – Veshjet atletike janë bërë nga materiale me teknologji të sistemit të ftohjes, e cila fillimisht u shpik për të mbajtur astronautët të mbrojtur nga mjedisi i hapësirës.
Telefonat me kamera – Në vitet ’90, NASA krijoi një kamerë mjaft të vogël për t’u vendosur në një anije kozmike pa sakrifikuar cilësinë. Teknologjia, e njohur si sensorë imazhi CMOS, përdoret tani në kamerën e telefonit tuaj.
Gomat rezistente ndaj të ftohtit – Për misionin Apollo 14 në 1971, NASA projektoi një tavolinë pune portative mbi rrota, të quajtur Transportuesi i Pajisjeve të Modularizuar (MET). Gomat u krijuan për të duruar temperatura deri në -126°C. Prodhuesit filluan të ofrojnë goma dimërore për makina, të cilat u formuluan duke përdorur të njëjtin material të trashë.
Pompë insuline –Njerëzit me diabet mund të falënderojnë NASA-n për pompën e insulinës. Ata krijuan pajisjen që mund të monitorojë nivelet e sheqerit në gjak të një personi dhe të dërgojë sinjale për të lëshuar insulinë në trup kur është e nevojshme.
Syze dielli që bllokojnë UV – Shkencëtarët zhvilluan një “perde” në vitet ’80 të aftë për të thithur, filtruar dhe shpërndarë dritën intensive. Ata më vonë kuptuan se e njëjta teknologji mund të përdoret për syze dielli dhe kështu u krijuan syzet e diellit që bllokojnë rrezet UV.
Mausi i kompjuterit – Në vitet ’60, NASA zhvilloi miushin e kompjuterit për ta bërë më ndërveprues, duke u mundësuar përdoruesve të manipulojnë të dhënat në ekran.
Kufjet pa tel – NASA zhvilloi kufje me valë për të lejuar astronautët të komunikojnë midis njëri-tjetrit pa tela.