ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Magazina e drogës/ Ky është çifti që transportoi valixhen me “Toyota Yaris”, roli i 5 të arrestuarve 1 hour ago
Tjetër alarm për dron në Danimarkë, mbyllen disa orë dy aeroporte 1 hour ago
Fluturimi i dronëve nga Serbia në veri, Hoxha: E kemi njoftuar KFOR-in 1 hour ago
Zonat më të ndotura me kimikate në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta” 1 hour ago
Vrasja e vajzës keniane drejt mbylljes! Policia nuk sekuestroi provat në kohë. Nëna: E di kush është vrasësi 1 hour ago
Next
Prev
Home Albania

Ministria e Arsimit dhe Sportit reagon pas akuzave të studiuesit Afrim Krasniqi

albnews by albnews
25 August, 2023
in Albania
0
Ministria e Arsimit dhe Sportit reagon pas akuzave të studiuesit Afrim Krasniqi
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Akuzave të një dite më parë të studiuesit dhe historianit Afrim Krasniqi ndaj Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për procedura jo transparente në lidhje me listën paraprake të librave për bibliotekat e shkollave, u është përgjigjur Drejtori i Drejtorisë së Politikave të Arsimit Paruniversitar në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, njëherësh drejtues i bordit për listën rekomanduese të titujve për bibliotekat e shkollave, Shkëlqim Allkaj.

Në cilësinë e drejtuesit të grupit të punës, Allkaj sqaron se MAS ndërmori nismën për rishikimin listës së miratuar në vitin 2021 me qëllim që të hartohet një listë me tituj librash që t’u shërbejë realisht nxënësve dhe mësuesve, por edhe të jetë sa më e pranuar nga grupet e interesit.

RelatedPosts

Shqipëria, mes 10 vendeve që po përjetojnë tkurrje më të madhe të popullsisë në botë. Kosova, e para

EMRAT/ Vrasja e Klevis Lleshit, dy në pranga e dy në kërkim, Sky ECC çoi SPAK tek autorët

Magazina e drogës/ Ky është çifti që transportoi valixhen me “Toyota Yaris”, roli i 5 të arrestuarve

Ai shton se fakti që MAS e ka bërë publike këtë listë, duke kërkuar sugjerime, mendime e propozime nga kushdo që ka interes për këtë proces, tregon të kundërtën e asaj që z. Krasniqi thotë në postimin e tij, ku flet për mungesë transparence për “grupime të dyshimta”, apo duke prekur çështje të tjera që nuk kanë lidhje me bibliotekat e shkollave.

POSTIMI I PLOTË I DREJTORIT TË DREJTORISË SË POLITIKAVE TË ARSIMIT PARUNIVERSITAR NË MINISTRINË E ARSIMIT DHE SPORTIT SHKËLQIM ALLKAJ

Nëpërmjet rrjeteve sociale u njoha me një postim të z. Afrim Krasniqi i cili akuzon Ministrinë e Arsimit dhe Sportit për procedura jo transparente në lidhje me listën paraprake të librave që do të rekomandohen për bibliotekat e shkollave, listë e cila është publikuar në uebin (web) zyrtar të ministrisë.

Në cilësinë e drejtuesit të bordit për listën rekomanduese të titujve për bibliotekat e shkollave, si dhe në respekt të opinionit publik, të nxënësve dhe prindërve të tyre, të mësuesve dhe të z. Krasniqi si një studiues e profesor i njohur sqaroj se:

Qëllimi kryesor i funksionimit të bibliotekave në shkolla është realizimi me efektivitet i programit mësimor, nëpërmjet shfrytëzimit të titujve që gjenden në fondin e tyre. Gjithashtu, nëpërmjet tyre synojmë nxitjen tek nxënësit të dëshirës për lexim. Bibliotekat mund të shërbejnë edhe për zhvillimin profesional e personal të mësuesve.

Ministria përgjegjëse për arsimin që nga viti 2002, ka hartuar dhe miratuar titujt e librave për bibliotekat e shkollave. Lista e fundit me 630 tituj është miratuar në vitin 2021. Kjo listë u përzgjodh nga dy borde, njëri për literaturën shkencore e didaktike dhe tjetri për literaturën artistike, anëtarët e të cilëve ishin pedagogë e studiues të njohur. Edhe pse bënë një punë të vështirë dhe profesionale, përsëri gjuha e akuzave, dyshimeve dhe e përbaltjes nuk mungoi.

Me qëllimin e vetëm që të hartojmë një listë me tituj librash që t’u shërbejnë realisht nxënësve dhe mësuesve, por edhe të jetë sa më e pranuar nga grupet e interesit, MAS ndërmori nismën për rishikimin listës së miratuar në vitin 2021.

Për këtë qëllim kërkuam nga rrjetet profesionale të mësuesve (mësuesit e të gjitha lëndëve, në të gjitha zyrat arsimore të vendit janë të organizuar në rrjete profesionale), dhënien e propozimeve për titujt që ata vlerësojnë se i shërbejnë mësimit dhe edukimit të nxënësve të çdo moshe, dhe që ata vlerësojnë se duhet të jenë në bibliotekat e shkollave. Bazuar në këtë kërkesë të MAS, mësuesit në të gjithë vendin propozuan një listë me 750 tituj. Po me kërkesë të ministrisë, Shoqata e Botuesve Shqiptarë dërgoi zyrtarisht propozimin e saj prej 930 titujsh, ndërkohë që Shoqata e Botuesve të Teksteve Shkollore propozoi 230 tituj. Për shqyrtimin e këtyre propozimeve u ngrit një bord, i cili në përfundim të detyrës së ngarkuar, hartoi një listë paraprake me 500 tituj, e cila tashmë është publikuar për konsultim.

Fakti që MAS e ka bërë publike këtë listë, duke kërkuar sugjerime, mendime, propozime etj, nga kushdo që ka interes për këtë proces, tregon të kundërtën e asaj që z. Krasniqi thotë në postimin e tij, ku flet për mungesë transparence për “grupime të dyshimta”, apo duke prekur çështje të tjera që nuk kanë lidhje me bibliotekat e shkollave.

Mësuesit jo vetëm që nuk mund të quhen grupime propozuesish të dyshimtë, por ne mendojmë se ata si njohësit dhe zbatuesit e drejtpërdrejtë të programit mësimor lëndor, janë më afër se kushdo për përcaktimin e titujve që duhet të jenë në shkollë. Gjithashtu vlerësojmë se botuesit nëpërmjet shoqatave të tyre, por edhe individualisht kanë rol domethënës në dhënien e propozimeve për titujt e bibliotekave të shkollave.

Pavarësisht kësaj, ne i kërkojmë kujtdo që para se të akuzojë apo të përbaltë punën e bërë në këtë drejtim, të dërgojë zyrtarisht listën e librave që propozon të jenë në bibliotekat e shkollave, si dhe titujt që mendon se nuk duhet të jenë, duke dhënë edhe argumentet përkatëse për propozimet e bëra.

Faleminderit!

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Magazina e drogës/ Ky është çifti që transportoi valixhen me “Toyota Yaris”, roli i 5 të arrestuarve

Magazina e drogës/ Ky është çifti që transportoi valixhen me “Toyota Yaris”, roli i 5 të arrestuarve

26 September, 2025
Tjetër alarm për dron në Danimarkë, mbyllen disa orë dy aeroporte

Tjetër alarm për dron në Danimarkë, mbyllen disa orë dy aeroporte

26 September, 2025
Fluturimi i dronëve nga Serbia në veri, Hoxha: E kemi njoftuar KFOR-in

Fluturimi i dronëve nga Serbia në veri, Hoxha: E kemi njoftuar KFOR-in

26 September, 2025
Zonat më të ndotura me kimikate në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”

Zonat më të ndotura me kimikate në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”

26 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result