Mësohet se aktorja duhet t’i paguajë ish-it të saj 7 mijë euro në muaj, si mbështetje për djalin e tyre 9-vjeçar, Maceo.
Pas tetë vitesh betejë në gjykatë, aktorja Halle Berry dhe Olivier Martinez kanë finalizuar divorcin e tyre, shkruajnë mediat e huaja.
Dyshja kanë gjetur një mënyrë të pazakontë për të arritur një zgjidhje financiare. Mësohet se aktorja duhet t’i paguajë ish-it të saj 7 mijë euro në muaj, si mbështetje për djalin e tyre 9-vjeçar, Maceo.
Aktorja duhet të paguajë tarifën e shkollës private, uniformën dhe mjetet shkollore të djalit, por kjo shumë do t’i shkojë drejtpërdrejt institucionit dhe jo Martinez. Ajo ka rënë dakord që të mbulojë në 100% aktivitetet jashtëshkollore të fëmijës.
Halle Berry dhe ish-bashkëshorti i saj Olivier Martinez dhjetë vite pas martesës në 2015 vendosën të divorcoheshin, por procedurat u shtynë për shkak të kujdestarisë.