Forcat e Ukrainës po bëjnë më shumë përparim në rajonin jugor të Zaporizhzhia të vendit , ndërsa trupat ruse kanë intensifikuar sulmet në zonat përreth qytetit të sulmuar Kupiansk në vijën e frontit lindor, sipas ushtrisë ukrainase.
“Rusia ka rritur ndjeshëm numrin e sulmeve në Kupiansk. Që nga dje, armiku granatoi pozicionet e mbrojtësve tanë 620 herë dhe kreu 15 sulme ajrore,” tha Illya Yevlash, një zëdhënës i forcave të Ukrainës në frontin lindor, shkruan CNN.
“Megjithatë, theksi i armikut ka ndryshuar disi. Ata po e zhvendosin fokusin e tyre nga sektori Kupiansk në Novoiehorivka,” shtoi Yevlash, duke iu referuar një fshati në verilindje të Kupiansk.
Forcat ukrainase zmbrapsën 10 sulme në zonë gjatë ditës së kaluar, sipas zëdhënësit.
Granatimet ruse rreth Kupiansk kanë qenë kaq intensive javët e fundit saqë kanë shkaktuar një nga evakuimet më të mëdha të Ukrainës nga konflikti.