Presidenti rus Vladimir Putin këtë të hënë ka zhvilluar një telefonatë me kryeministrin Narendra Modi ku diskutuan lidhjet dypalëshe duke përfshirë bashkëpunimin në hapësirë.
Sipas mediave mes dy liderve është diskutuar gjithashtu edhe për zgjerimin e grupit BRICS dhe një samit të ardhshëm të G20.
Të dy liderët morën pjesë në një samit të grupit BRICS të ekonomive në zhvillim në Afrikën e Jugut javën e kaluar.