Pas përfundimit të shortit të UEFA Champions League, në ceremoninë që po mbahet në Montecarlo po ndahen edhe çmimet e trajnerit dhe lojtarëve më të mirë të vitit.
Pep Guardiola, fituesi në fuqi i trofeut prestigjioz me Manchester Cityn është fituesi i çmimit “Trajneri më i mirë i vitit”.
Kujtojmë që Manchester City ka fituar sezonin që lam pas “veshëllapushen” e parë në historinë e klubit.