Vajza e moderatores së njohur, Arbana Osmani dhe regjisorit Eduart Grishaj, Zoi, sot feston ditëlindjen e saj të parë.
Në këtë ditë kaq të veçantë për familjen e tyre, moderatorja ka vendosur që të zbulojë për herë të parë portretin e të voglës së saj si dhe të djalit, Dielli.
Ditën e sotme Arbana ka publikuar në “Instagram” disa foto ku shfaqet së bashku me Eduartin dhe tre fëmijët në një kishë, për të pagëzuar Zoin.
Krahas fotove të publikuara në Instagram, moderatorja ka zgjedhur fjalët më të veçanta për ta uruar të voglën e saj, dhe për ti treguar se sa me fat ndihet që ajo është e bija e saj.
“Duke festuar Engjëllin që erdhi në jetën time si surpriza më e madhe:) Jam shumë e bekuar që jam nëna jote dhe do të të dua përgjithmonë. Të duam shumë Zoi, shumë shumë fare”– ka shkruar Arbana.