Ajo nuk është një komedi e zakonshme, “Tërësisht të huaj” është një ‘must’ për secilin prej nesh, kudo që jetojmë e gjejmë sonte në festivalin Koko Fest.
Secili nga ne ka tre jetë: një publike, një private dhe një sekrete!
Ajo është super komedia “Tërësisht të huaj”!
7 miq (tre çifte dhe një i divorcuar), gjatë një darke nën eklipsin e hënës, vendosin të bëjnë një lojë: çdo telefonatë, sms, whatsapp e
gjithçka që vjen në telefonat e tyre, do ta lexojnë dhe dëgjojnë të gjithë.
Lojë e cila zbulon tradhëtitë, vendimet, apo veprimet që çojnë çiftet dhe miqësitë në krizë.
Një komedi e mrekullueshme e cila zbërthen ndikimin social dhe shoqëror të teknologjisë në themel.
Telefoni = kutia e zezë e gjithsecilit, një lojë e cila do ti kthejë ata në tërësisht të huaj me njëri tjetrin!
“Tërësishtë të Huaj” dha premierën e saj për publikun e kryeqytetit në 23 shkurt. Ky produksion me në qender teknologjinë pati impakt te publiku, një product I plotësuar me këngë dhe tekste të shkruara enkas për shfaqjen kënduar dhe performuar nga vetë trupa. Premiera la shije te publiku duke shtuar kështu kerkesat për bileta. Kjo shfaqje u dha katër ditë rresht në sallën e Teatrit Kombëtar. Natën e premierës kjo shfaqje mblodhi bashkë personalitetet të artit dhe profileve të ndryshme. Kjo natë u mbush me emocione të ndryshme nga publiku, të qeshurat u pasuan nga lotët për dramat e vërteta të personazheve.
Loja e aktorëve krijoj atmosferën e përfshirjes së publikur në këtë shfaqje. Rrjete sociale u mbushën plot dedikime e postime për këtë produkt. Figura të njohura të artit, medias dhe gazetarisë së shkruar I kushtuan vemëndje të katërta netëve. Salla plot dhe këkresat e shumta për rikthim e këtij produkti janë dëshmi për impaktin dhe suksesin e shfaqjes.
E diela në Korçë, ‘Tërësisht të huaj’ dhe një birrë pas shfaqjes, është i vetmi trinom për të nisur muajin me energji.