Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta që shoqëruan një ciklon që përfshiu jugun e Brazilit, iu kanë marrë jetën të paktën 31 personave dhe kanë lënë pastrehë mbi 1600 të tjerë.
Guvernatori i shtetit të Rio Grande do Sul u shpreh se cikloni ishte fatkeqësia më e rëndë natyrore që ka goditur atë shtet.
Më shumë se 300 mm shi ranë në atë shtet në më pak se 24 orë, duke shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dherash.
Në Mucum, një qytezë me 5 mijë banorë, qindra persona dolën në çatitë e banesave për t’u shpëtuar më pas nga ajri, ndërsa 85 përqind e qytezës u përmbyt. “Qyteza e Mucumi që njihnim nuk ekziston më ” u shpreh kryebashkiaku Mateus Trojan.