Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho u përgjigj pyetjeve të gazetarëve në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes me Poloninë, e programuar të luhet të dielën në “Air Albania”, në orën 20.45. Tekniku Sylvinho u shpreh se ndeshja është mjaft e rëndësishme, por jo vendimtare për rrugëtimin drejt Euro 2024.
Ku ndryshon Polonia me Çekinë- Mund të ndodhë gjithçka. Lojtarët përgatiten gjithmonë për fitore. E rëndësishme është që të mos humbasim. Polonia është ndryshe nga Çekia. I dijmë mirë limitet tona. Nuk duhet të ndryshojmë zemrën dhe shpirtin. Kam punuar shumë me ekipin, kanë një ekip me eksperiencë.
E kam thënë që do jetë grup i vështirë. Ka punë për të bërë përpara. Kanë ardhur rezultate që nuk priteshin, por ia kemi dalë mbanë. Sa i përket Muçit, është i talentuar. Ai vendosi ndeshjen ndaj Ishujve Faroe. Ne jemi 24 lojtarë, jo 11. Ne japim gjithçka. Kushdo që luan, mund të bëjë diçka që ndryshon rrjedhën e ndeshjes.