Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka kujtuar sot sulmet e 22 viteve më parë në kullat binjake në SHBA.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Begaj shkruan se Shqipëria qëndron në solidaritet me SHBA duke kujtuar jetët e humbura.
Lufta kundër terrorizmit na bashkon, shkruan presidenti Begaj.
“Sot ndalemi për të kujtuar ngjarjet tragjike të 11 shtatorit. Ne qëndrojmë në solidaritet me Shtetet e Bashkuara, duke nderuar jetët e humbura atë ditë. Lufta kundër terrorizmit na bashkon, duke forcuar vendosmërinë tonë për paqe dhe siguri”, shkruan në platformën X Begaj.