Shqipëria mori një fitore të madhe ndaj Polonisë mbrëmë në stadiumin “Air Albania”. Mijëra tifozë ndodheshin në tribuna për të ndjekur duelin, një ndër to ishte edhe vajza e Sylvinhos, Taty Mendes.
Ajo ka ndarë një foto teksa shfaqet me kurriz dhe si mbishkrim për foton ka zgjedhur dy zemra kuqezi. Gjithashtu përmes një postimi në InstaStory, Taty ka hedhur dhe një video ku shfaqet Sylvinho i cili takon të futbollistët e Kombëtares.
https://streamja.com/embed/PWOE0
Një tifoze speciale e cila ndjek me vëmendje ndeshjet e Shqipërisë, duke bërë tifo për suksesin e babait, i cili tashmë është kthyer në një hero për shqiptarët, pasi është shumë pranë përmbushjes së misionit për Euro2024.