Kosova është vënë pas fitores së parë dhe kjo ndeshje do të jetë vendimtare për rrugëtimin e tyre, ndërsa Rumania mbetet në garë për një vend nga dy vendet e para.
Barazimi i Rumanisë me Izraelin të shtunën mbrëma ishte përfundimisht zhgënjyes, por i mban ‘trekolorët’ në dy vendet e para për momentin.
Nëse djemtë e Edi Iordanescu do të kishin marr fitore ndaj Izraelit, ata do të ishin në krye të grupit pas barazimit në ndeshjen Kosovë – Zvicër.
Rumania u largua nga Prishtina me barazim, por po të mos ishte portieri Horatiu Moldavan , do të kishte dalë duarbosh.
Ata mbeten favoritët për dy vendet e para së bashku me Zvicrën, ndërsa kërkojnë kualifikimin pas tri dështimeve radhazi për të arritur në një turne të madh.
Rumania mbetet e pamposhtur, por ka tre barazime nga tre ndeshjet e fundit, që do të thotë se dera është ende e hapur për Izraelin dhe Kosovën.
Tre ndeshjet e tyre të ardhshme do të jenë vendimtare, kundër tre vendeve të fundit, përpara përplasjeve potencialisht përcaktuese të grupit kundër Zvicrës dhe Izraelit në nëntor.
Në anën tjetër Kosova ka treguar papjekuri dhe mospërputhje me cilësinë që ka në radhët e veta.
Disa rezultate të tmerrshme i kanë penguar Dardanët, në atë që mund të ishte një mundësi fenomenale për ta për të arritur një turne të parë të madh, vetëm shtatë vjet pasi u bëmë anëtar të UEFA-s dhe FIFA-s.
Një barazim në shtëpi ndaj Andorrës në fillim të fushatës ishte padyshim rezultati i tyre më i keq deri më tani, ndërsa një humbje nga Bjellorusia prishi të gjithë punën e mirë të bërë me barazimet e mara kundër Rumanisë dhe Izraelit.
Dukë bërë analizat e ndeshjeve, Kosova duhej të kishte mundur Rumaninë dhe Izraelin, por Dardanët vazhdojë të mos shfrytëzojnë rastet e tyre, ku pastaj u ndëshkuan.
Barazimi i marr me Zvicrën në fundjavë, të bën të mendosh ata rezultatet zhgënjyese kundër Andorrës dhe Bjellorusisë, pasi tre ekipet e para në grup, asnjëra nuk ka mundur ta mposhtë Kosovën.
Pesë ndeshje dhe asnjë fitore, katër barazime dhe një humbje, do të thotë se Kosova duhet t’i fitojë të gjitha ndeshjet e fazës së dytë për të shpresuar për një vend në Euro 2024.
Pas një paraqitjeje fantastike në kualifikueset e Euro 2020, ku Kosova shkoi në një ecuri dyvjeçare të pamposhtur dhe përfundoi në mënyrë të dhimbshme larg dy të parave, por me Rumaninë e ka tani mundësin për rikthimin e madh. Një fitore në këtë ndeshje, ndoshta do ta kthente kursin në anën tjetër.
Pavarësisht një lëvizjeje në Ligën e Katarit, Denis Alibec u mbajt në skuadrën e Rumanisë dhe e mori besimin e trajnerit të tij duke shënuar kundër Izraelit.
Megjithatë, Valentin Mihaila mund të jetë ndjerë i mërzitur që u la sërish në stol, pas heroizmit të minutës së fundit në Zvicër, ku shënoi dy golat që fituar një pikë të pamundur. Ai pritet të luajë ndaj Kosovës.
Dyshja që luajnë në Itali, Dennis Man dhe Ionut Nedelcearu kanë munguar në këtë skuadër, së bashku me portierët Florin Nita dhe Ionut Radu.
Tre portierët në skuadrën rumune kanë vetëm pesë ndeshje mes tyre, por Moldovan duket se është numri një i ri i preferuar.
Nicolae Stanciu do të luajë në mesfushë, ndërsa Razvan Marin dhe Marius Marin do të zëvendësoheshin nga Tudor Baluta dhe Darius Olaru.
Kapiteni i Kosovës dhe lojtar i Napolit, Amir Rrahmani do të jetë në qendër dhe do të vazhdojë të luajë një rol kyç për Dardanët.
Vedat Muriqi është njeriu kyç në sulm, pasi ai është rekordmen sa i përket golave me 26 gola në 49 paraqitje.
Milot Rashica do të luajë përkrah Muriqit në sulm, ndërsa Edon Zhegrova dhe Ermal Krasniqi mund ta nisin nga minuta e parë.
Zymer Bytyqi dhe Elbasan Rashani mungojnë të dy për shkak të lëndimit.