Shqiptarët në qytetin e Rozhajës në Malin e Zi do të ketë mundësi të mësojë gjuhën shqipe në një shkollë ku mësimi do të jetë vetëm në gjuhën shqipe. Kryeministri me origjinë shqiptare, Dritan Abazoviç ka qenë sot në përurimin e shkollës dhe ka evidentuar faktin se aty do mësohet shqip.
“Së bashku me ministrin e Arsimit Miomir Vojinoviq dhe ministrin e Administratës Publike Marash Dukaj po hapim një shkollë të rikonstruktuar në Rozhajë, IP ShF Dacaj.
Kemi të bëjmë me shkollën e vetme në Rozhajë që mban mësim në gjuhën shqipe. Sot është hera e parë në histori që kjo shkollë vizitohet nga kryeministri”, shkruan Abazoviç, ndërsa thekson se në këtë shkollë mësojnë 23 fëmijë.
Banorët e vjetër të Tregovishtës (Rozhajës, Rrozajt) ishin Dardanë, ndërsa në vitin 1385, sipas defterëve turke Rozhaja i takonte Sanxhakut të Shkodrës, e që ishte pronë e Ilaz Begut të Kraishtës (Krahinës).
Në vitin 1700, popullsia e Rozhajës ishte kryesisht e fisit Kelmend, Hot, Shkrel dhe Vukël.
Vite të vështira për popullin shqiptar të kësaj treve ishin ato të viteve 1918-19. Ushtria serbe e ndihmuar nga ajo franceze e dëboi ushtrinë e koalicionit Austro-Hungarez dhe e vendosën Tregovishtën (Rozhajën) nën sundimin e Jugosllavisë, ku populli shqiptar përjetoi padrejtësi të mëdha deri në shkallën e gjenocidit.
Gjatë këtij pushtimi u hapën më dhunë disa shkolla në gjuhën serbe. Në vitin 1919-20, në Rozhajë u hap shkolla fillore dhe u mbyllën shkollat shqipe.