Teksa Gjykata e Tiranës caktoi lirimin e këngëtares së njohur, Enca, pasi në banesën e saj u gjetën të mbjella në disa vazo rrënjë kanabisi, ajo vijon të jetë ende pas hekurave.
Prokurori i çështjes ende nuk ka bërë ekzekutimin e vendimit të gjykatës, për lirimin e të resë. Kujtojmë se sot togat e zeza caktuan masën ‘detyrim paraqitje’ për këngëtaren Enca.
Kjo e fundit u arrestua dy ditë më parë pas një kontrolli të ushtruar në banesën e saj në Lundër.