Vuçiç: Bisedë e shkëlqyer me Ramën dhe Zaev për takimin e Ohrit

albnews
By
1 Min Read

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç njoftoi se kishte zhvilluar sot një bisedë telefonike me kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Edi Rama dhe Zoran Zaev për takimin e ardhshëm të Ohrit, një vazhdim i diskutimeve për krijimin e një zone miniSchengen.

“Një bisedë e shkëlqyer me Ramën dhe Zaevin përpara samitit të rëndësishëm të 9 nëntorit në Ohër”, vuri në dukje Vuçiç në një postim në profilin e tij në Instagram.

Në një takim në Novi Sad një muaj më parë, të tre ranë dakord për të rifilluar në Ohër diskutimet për heqjen e pengesave për lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve.

Tani pritet që të paraqiten masa konkrete./ATSH/

Share This Article