Presidenti Biden dhe Zelensky do të takohen javën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti amerikan Joe Biden pritet të takohet me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Shtëpinë e Bardhë javën e ardhshme.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, të cilat kanë cituar një zyrtar amerikan.

Sipas zyrtarit, takimi mes dy liderëve do të zhvillohet pas Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Zelensky vizitoi për herë të fundit SHBA-në në dhjetor të vitit të kaluar për një samit me Presidentin Biden.

Gjatë vizitës, e cila ishte udhëtimi i tij i parë i njohur jashtë Ukrainës që nga fillimi i luftës, ai iu drejtua Kongresit të SHBA dhe tha se vendi i tij ishte ende “i gjallë”.

Ai tha gjithashtu se SHBA dhe Ukraina ishin “aleatë në këtë betejë” dhe “viti i ardhshëm do të jetë një pikë kthese” për luftën.

Kujtojmë se që prej 24 shkurtit të vitit të kaluar, mijëra persona, civilë dhe ushtarakë, kanë humbur jetën në Ukrainë, pas agresionit të nisur nga Rusia kundër fqinjit të saj.

Share This Article