ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Këshilli Bashkiak vendos sot për Veliajn. Komisioni i Ligjeve i hap rrugën shkarkimit të tij, demokratët kërkojnë të jetë prezent 7 minutes ago
BIRN: Qeveria shpërblen me 5.1 milionë euro televizionet e mëdha për lirimin e frekuencave 24 minutes ago
Suedia bën thirrje për ‘gatishmëri lufte’ në Evropë 33 minutes ago
Më shumë kulla, më pak njerëz: Për kë ndërtohet në Shqipëri? 37 minutes ago
Video/ Fitorja e Dembeles ‘trondit’ Barcelonën, rrjeti nxit xhelozi te Barcelona pas reagimit të çuditshëm të Raphinhas 39 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Sukses tjetër i Taulant Ballës/ Arreston “Ujkun e Cërrikut”, Rama përshëndet operacionin

albnews by albnews
14 September, 2023
in Albania
0
Sukses tjetër i Taulant Ballës/ Arreston “Ujkun e Cërrikut”, Rama përshëndet operacionin
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Qeveria shpërndau sot me shpejtësi e pompozitet të fortë një operacion të gjerë policor për arrestimin e shpërndarësve të drogës në disa qytete të vendit. I entuziazmuar ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili e përshëndeti operacionin dhe e prezantoi atë si rritje e forcës goditëse të Policisë së Shtetit. Arrestimi i 233 shpërndarësve të drogës thotë Rama, “është një tjetër provë e ngritjes së luftës kundër krimit të organizuar në një nivel të ri”.

Natyrisht kushdo që shpërndan drogë e shkelë ligjin duhet të përgjigjet, s’ka asnjë dyshim këtu. Por siç ndodh zakonisht me Rilindjen, kur gjërat i bën më shumë për propagandë sesa për të zbatuar ligjin, do të shpëtojnë edhe elementë banalë apo qesharakë.

RelatedPosts

BIRN: Qeveria shpërblen me 5.1 milionë euro televizionet e mëdha për lirimin e frekuencave

Më shumë kulla, më pak njerëz: Për kë ndërtohet në Shqipëri?

Sherr me thika mes infermierëve te “Shefqet Ndroqi”

I tillë ishte edhe episodi kur në pamjet që ka nxjerr Policia e Shtetit shfaqet edhe arrestimi i një personazhi atipik të sjellë në vëmendjen publike kryesisht përmes rrjeteve sociale dhe më pas në studion e Arjan Çanit. Është fjala për atë që njihet me nofkën Ujku i Cërrikut.

Për ta qesharakëzuar akoma më tej operacionin, regjia e propagandës së Taulant Ballës, kishte vendosur që Ujkun e Cërrikut ta shoqëronte me kurorë të improvizuar mbretërore në komisariat, t’i lejonte atij një ulërimë përpara kamerës dhe as të mos i mbulonte fytyrën siç bëri me të arrestuarit e tjerë. Një përpjekje mjerane për lavdi e sukses nga Ministri i Brendshëm, a thua se arrestuan mbretin e kokainës në Shqipëri apo bosë të krimit të organizuar.

https://www.facebook.com/lajmenekohe/videos/281135704679089

Sigurisht vënia në pranga e shpërndarësve të drogës është lajm i mirë, por mbetet një punë gjysmake kur nuk shkohet asnjëherë të bosët e krimit, te ata që kontrollojnë realisht trafikun dhe shpërndarjen e drogës. Çfarë paraqet Edi Rama dhe Taulant Balla janë seria e radhës e një filmi të parë me Rilindjen dhe qasjen e saj me krimin e organizuar.

Taulant Balla është cullak përballë dështimit për të arrestuar miqtë e tij të Rrajave në Fushë Krujë për dhunën barbare ndaj fisit Maja. Që ditën e parë si Ministër i Brendshëm ai dekurajoi Policinë e Shtetit që të mos i afroheshin Rrajave sepse ishin miqtë e tij.

Më pas Prokuroria e Tiranës e “okupuar” nga familja e deputetes së PS-së, Ermonela Felaj, zbuti akuzat për Rrajat. Përballë këtyre fakteve Edi Rama dhe Taulant Balla nuk mund të fshihen dot, sado spaçatorë hashashi të arrestojnë dhe të brohorasin për sukses të Policisë së Shtetit.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Këshilli Bashkiak vendos sot për Veliajn. Komisioni i Ligjeve i hap rrugën shkarkimit të tij, demokratët kërkojnë të jetë prezent

Këshilli Bashkiak vendos sot për Veliajn. Komisioni i Ligjeve i hap rrugën shkarkimit të tij, demokratët kërkojnë të jetë prezent

23 September, 2025
BIRN: Qeveria shpërblen me 5.1 milionë euro televizionet e mëdha për lirimin e frekuencave

BIRN: Qeveria shpërblen me 5.1 milionë euro televizionet e mëdha për lirimin e frekuencave

23 September, 2025
Suedia bën thirrje për ‘gatishmëri lufte’ në Evropë

Suedia bën thirrje për ‘gatishmëri lufte’ në Evropë

23 September, 2025
Më shumë kulla, më pak njerëz: Për kë ndërtohet në Shqipëri?

Më shumë kulla, më pak njerëz: Për kë ndërtohet në Shqipëri?

23 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result