Çelsi jep informacionet e fundit për Armando Brojën, ja gjendja aktuale e sulmuesit

albnews
By
1 Min Read

Armando Broja vijon të përgatitet për të arritur në gjendjen më të mirë fizike pas dëmtimit të rëndë që pësoi muaj më parë.

Në javët e fundit, është diskutuar se Broja mund të rikthehej shumë shpejt në fushë, por duket se do të vonojë edhe pak.

Ditën e sotme, para mediave ka folur Maurisio Poçetino i cili u ndal te ndeshja që Çelsi ka ndaj Bournmuth në kampionat ndërkohë që foli edhe për gjendjen e Armando Brojës. Sulmuesi i Kombëtares po vijon me përgatitjet me skuadrën, por njëkohësisht edhe individuale për t’u rikthyer sa më shpejt në fushë.

Share This Article