Ministri kinez i Mbrojtjes, Li Shiangfu raportohet se prej muajit gusht ka qenë larg daljeve publike, teksa dyshimet janë rritur për vendndodhjen e tij.
Li, i cili u emërua vetëm gjashtë muaj më parë, u raportua se ishte vendosur nën hetim për korrupsion vetëm disa ditë më parë.
Dyshimet fillimisht u ngritën kur Pekini papritmas anuloi pjesëmarrjen e Li në një mbledhje vjetore në Vietnam, duke deklaruar se arsyeja ishte gjendja e tij shëndetësore.
Financial Times raportoi se Li besohet të jetë nën hetim. Wall Street Journal citoi një burim të brendshëm të Pekinit duke thënë se Li ishte arrestuar dy javë më parë për t’u marrë në pyetje.
Javën e kaluar, burime anonime i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se arsyet e zhdukjes së Li mund të lidhen me prokurimin e pajisjeve ushtarake.
Li drejtoi Departamentin e Zhvillimit të Pajisjeve nga 2017 deri në 2022, ndërsa muajin e kaluar, autoritetet kineze njoftuan një hetim për një rast korrupsion që daton gjashtë vite më parë.