Bastisje në Tetovë, arrestohet një person për posedim të armëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

SPB Tetovë informon se zyrtarët e policisë në koordinim dhe ndërveprim me Departamentin e Krim-Policisë – Sektori për Trafikimin e paligjshëm të armëve, drogës dhe mallrave të rrezikshme të Ministrisë së Brendshme, dje (19-shtator) rreth orës 17:15, kanë privuar nga liria 56-vjeçarin L.J nga Tetova.

Siç njofton SPB Tetovë, gjatë bastisjes së kryer me urdhër të gjykatës në shtëpinë e tij, janë gjatë dhe konfiskuar armë gjuetie e kalibrit 16 mm armë gjuetie kalibër, 22 patrone të të njëjtit kalibër dhe vulë të hequr, gjegjësishtë të dëmtuar për çaktivizimin e pushkës.

“Përveç këtyre, ati iu gjet dhe konfiskuar një armë e tipit “cz” kalibër 9 mm, tre korniza dhe 13 plumba të të njëjtit kalibër”.

“Ai është mbajtë në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër L.J. do të pasoj parashtresë përkatëse”, njofton SPB Tetovë.

Share This Article