Pak javë më parë, Napoli u gjobit me 10 mijë euro nga Komisioni i Disiplinës në Itali, për shkak se në ndeshjen kundër Sasuolos kishte disa incidente. Një nga tifozët, ka shqetësuar futbollistët kundërshtarë me anë të një laseri, duke i penguar për të parë.
Megjithatë, Gjykata e Apelit ka vendosur të ndryshojë vendimin dhe ka falur klubin e Napolit për këtë incident.
Shkak për këtë, është bërë kohëzgjatja që Napolit i është dashur për të zbuluar se kush ishte tifozi që kishte përdorur laser.
Pasi e kanë identifikuar, drejtuesit e klubit kanë marrë masa ndaj tij dhe në këtë mënyrë, Apeli ka vendosur që të falë klubin, duke dhënë edhe një shembull për klubet e tjera.
Kështu, nëse klubet dënohen për shkak të tifozëve dhe nëse këta të fundit identifikohen e ndaj tyre merren masa, atëherë klubet do t’i shpëtojnë gjobave.