Britania zgjat afatin e ndalimit të makinave me benzinë dhe naftë nga viti 2030 në 2035

albnews
By
1 Min Read

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, ka shtyrë ndalimin e shitjes së makinave të reja me benzinë dhe naftë në Mbretërinë e Bashkuar nga viti 2030 në 2035.

Sunak thotë se ai ende pret që deri në vitin 2030 “shumica dërrmuese” e makinave do të jenë elektrike, për shkak të përmirësimit të teknologjisë, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Kështu ka deklaruar ai gjatë një konference shtypi, ku pranoi edhe pyetje nga gazetarët.

Share This Article