ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia njohin zyrtarisht shtetin palestinez 2 hours ago
Gazeta e madhe italiane zbulon detajet: Inter u tërhoq nga gara për Lookman shkaku i këtij lojtari 8 hours ago
Aeroplanët luftarakë britanikë “mbrojnë qiellin polak” pas inkursionit të dronëve rusë 8 hours ago
“Merrni mbrapsht të burgosurit”, Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm! 8 hours ago
Vdekja misterioze e aktorit të njohur, autoritetet hetojnë disa pista 10 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Analiza e REL: Integrim para anëtarësimit të vendeve kandidate në BE

albnews by albnews
23 September, 2023
in Bota, Shqiperia
0
Analiza e REL: Integrim para anëtarësimit të vendeve kandidate në BE
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Idetë që vendet evropiane, të cilat synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian, gradualisht të integrohen në disa politika të BE-së, por edhe në punën e institucioneve, janë shpeshtuar.

Ka pasur shumë thirrje, përfshirë edhe nga liderët e vendeve anëtare dhe të institucioneve të Bashkimit Evropian, që një lloj “integrimi para anëtarësimit“ të përdoret për t’i përafruar vendet kandidate me BE-në, edhe para se ato të bëhen formalisht vende anëtare.

RelatedPosts

Shtëpia e Bardhë publikon një video në nder të Charlie Kirk

“Merrni mbrapsht të burgosurit”, Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm!

Vdekja misterioze e aktorit të njohur, autoritetet hetojnë disa pista

Të gjitha vendet kandidate, si ato nga rajoni i Ballkanit Perëndimor ashtu edhe nga fqinjësia lindore (Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia) kanë marrëveshje të Asocimit me BE-në, dhe bashkëpunim në disa fusha. Por në BE besojnë se ekziston mundësia që, pa ndryshuar traktatet, ky bashkëpunim të forcohet, duke përfshirë këto shtete në takime të përbashkëta, grupe punuese, projekte të ndryshme të infrastrukturës, prokurime të përbashkëta deri te bashkëpunimi në politika sociale dhe ekonomike.

Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian (EESC European Economic and Social Commity) tashmë ka vendosur që në strukturat e veta t’i përfshijë edhe përfaqësuesit nga vendet e procesit të zgjerimit. Në këtë mënyrë ky institucion i BE-së, që ka rol profesional këshillues për çështjet politike dhe sociale, bëhet institucioni i parë i Bashkimit Evropian, i cili përfshin përfaqësuesit nga vendet kandidate në strukturat e veta punuese.

“Ne po e shndërrojmë një prioritet politik në realitet, duke u bërë institucioni i parë i BE-së që përfshin vendet kandidate për BE në punën e vet“, është thënë në një komunikatë të Komitetit Social dhe Ekonomik, ku është njoftuar se është miratuar vendimi që të emërohen përfaqësuesit e shoqërisë civile nga vendet kandidate në punën këshilluese të Komitetit.

Ata do të quhen “anëtarë kandidatë të zgjerimit“ dhe do të marrin pjesë në përgatitjet e opinioneve dhe qëndrimeve të këtij komiteti si dhe në seancat plenare, të cilat në fokus do ta kenë procesin e zgjerimit.

Presidenti i këtij Komiteti Oliver Ropke, ka thënë se kjo nismë ka hasur në reagime pozitive edhe nga Komisioni Evropian, Parlamenti Evropian, Shërbimi i Veprimit të Jashtëm të BE-së dhe institucione tjera relevante të BE-së.

“Vendet kandidate kanë nevojë për më shumë sesa vetëm fjalë të thata. Ato kanë nevojë për veprime konkrete. Sot EESC merr vendim konkret, duke u dëshmuar atyre se ne jemi partner i besueshëm, i cili mund t’i përmbushë premtimet. Është vërtet një moment historik“, ka thënë Ropke duke shprehur bindjen se që nga fillimi i vitit 2024 anëtarët nga vendet e zgjerimit do të nisin punën me kolegët e tyre në këtë Komitet.

Pjesëtarët nga vendet e zgjerimit, që do të marrin pjesë në punën e Komitetit ekonomik dhe social të BE-së, do të selektohen deri në fund të këtij viti, dhe ata do të jenë nga organizatat e shoqërisë civile.

Nga ky Komitet është thënë se gjatë selektimit do të merren parasysh përvoja dhe pavarësia e tyre dhe do të sigurohet respektimi i barazisë gjinore. Po ashtu, do të kërkohet që të ketë sa më shumë përfaqësues edhe nga organizatat e të rinjve.

Një prej punëve të para, ku planifikohet të përfshihen përfaqësuesit nga vendet e zgjerimit, do të jetë përgatitja e opinionit të EESC për gjendjen e demokracisë dhe rolit të shoqërisë civile në këtë vende, dialogun social dhe prioritetet me të cilat përballen vendet kandidate në fushat e rëndësishme për avancim drejt BE-së.

Sipas një kalendari që ka përgatitur EESC, deri në dhjetor do të përmbyllet procesit i selektimit të përfaqësuesve nga vendet e zgjerimit, në janar do të zhvillohet takimi inaugurues, në mars ose prill do të themelohen grupet e para punuese ndërsa në qershor të vitit të ardhshëm do të zhvillohet seanca plenare e EESC-së me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga vendet e zgjerimit.

Ky Komitet, një lloj sikurse Komiteti i rajoneve, është institucion i BE-së që ka rol këshillues. Në këtë Komitet marrin pjesë përfaqësuesit e shoqërisë civile, sindikatave, organizatave të biznesit, odave ekomomike, akademikë dhe të tjerë nga të gjitha vendet anëtare.

Opinionet e tyre pastaj merren parasysh nga institucionet vendimmarrëse të BE-së, si Komisioni Evropian, Parlamenti dhe Këshilli.

Institucionet tjera të BE-së, po ashtu, kanë bashkëpunim të ngushtë me vendet e procesit të zgjerimit.

Por ky bashkëpunim është më shumë politik dhe këshillues sesa formal.

Këshilli i BE-së shpesh mbledh, në nivele ministrore, përfaqësuesit e vendeve anëtare dhe vendeve kandidate në takime që kanë tema të interesit të përbashkët si politika e jashtme dhe siguria, punët e brendshme me fokus në çështjet e migracionit, lufta kundër krimit të organizuar, kundër radikalizmit dhe trafikimeve.

Po ashtu, ka takime të përbashkëta për infrastrukturën rrugore e hekurudhore, për energji dhe disa fusha tjera. Parlamenti Evropian ka takime të përbashkëta me komisionet parlamentare të vendeve kandidate. Në të ardhmen edhe institucionet tjera të BE-së planifikojnë të përfshijnë më shumë, edhe formalisht, partnerët e vendeve të zgjerimit në punën e tyre, siç ka bërë Komiteti Ekonomik dhe Social që thotë se e ka hapur këtë rrugë i pari./REL

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia njohin zyrtarisht shtetin palestinez

Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia njohin zyrtarisht shtetin palestinez

21 September, 2025
INSTAT: Shqiptarët jetojnë më pak se banorët në BE

Gazeta e madhe italiane zbulon detajet: Inter u tërhoq nga gara për Lookman shkaku i këtij lojtari

21 September, 2025
Aeroplanët luftarakë britanikë “mbrojnë qiellin polak” pas inkursionit të dronëve rusë

Aeroplanët luftarakë britanikë “mbrojnë qiellin polak” pas inkursionit të dronëve rusë

21 September, 2025
“Merrni mbrapsht të burgosurit”, Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm!

“Merrni mbrapsht të burgosurit”, Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm!

21 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result