Mediat italiane zbulojnë shkakun e vdekjes së Ilir Dervishit në vendin fqinj. Sipas tyre, do të ishte numri i goditjeve me kaçavidën që vrau Ilir Dervishin dhe jo aksidenti me makinë, në të cilën udhëtonte 47-vjeçari shqiptar në provincën e Venecias, së bashku me Miri Gurrën, bashkatdhetar i tij, i akuzuar për vrasjen.
Gjetjet e autopsisë
Plagë të thella në trup, dhjetëra goditje të shkaktuara, ato në kokë do t’i kishin thyer kafkën. Autopsia e konfirmoi këtë.
Motivi mbete mister
Hipoteza se vdekja ishte për shkak të përplasjes përgjatë autostradës A13, në seksionin e Bolonjës, duket se ka humbur terren. Mbetet ende për t’u kuptuar pse Gurra mund të ishte sulmuar me atë dhunë.