Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet një postimi të martën në mbrëmje në faqen e tij në Facebook, ka shkruar se presidenti serb, Vuçiq, është i fiksuar me kryekomandantin e UÇK-së, Adem Jasharin.
Sipas tij, serbët në Kosovë nuk kanë nevojë për çlirim nga Republika e Kosovës, por nga veglat terroriste të Serbisë. Kryeministri Kurti ka theksuar se Kosova është shtet demokratik dhe vend properëndimor dhe se kush integrohet, jeton më mirë.
“Vuçiq është i obsesionuar me kryekomandantin e UÇK-së, Adem Jasharin. Ai dëshironte që me 24 shtator ta shndërronte Manastirin Ortodoks të Banjskës në “Kullë të Jasharajve” për serbët e Kosovës! Në takimin e 2 majit në Bruksel na tha që Millan Radojçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve. Por, duke qenë diktator, ai s’e kupton historinë: epopeja dhe çlirimi nuk fabrikohen dhe as s’kopjohen”, ka shkruar Kurti në Facebook.